Kurba e koronavirusit çdo vend do bëhet si Italia

Italia po shihet si ‘delja e zezë’ e Europës për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Për momentin, Italia ka numrin më të madh të personave të prekur dhe atyre që kanë vd ekur.

Por a është fajtore Italia për këtë situatë? Fillimisht, sa i përket numrit të vi ktimave, duhet thënë se grafika mund të ndryshojë në Itali pasi atje numri i personave të moshuar është shumë i lartë.

Reklame

Por sa i përket epidemisë, gazeta Corriere della Sera ka publikuar një grafikë.

Edhe pse thuhet se vende si Gjermania kanë një numër më të ulët rastesh, grafika tregon se kurba e rasteve me koronavirus është thuajse identike. Ndryshon vetëm koha kur ka nisur shpërthimi i parë i sëmundjes.

Bazuar te kjo, duhet thënë se çdo vend do të ndjekë Italinë brenda 9 deri në 14 ditëve. Grafika është hartuar nga profesori anglez, Mark Handley. Gjermania është 9 ditë pas Italisë. Franca 9, Spanja 10 ditë, SHBA është 11 ditë.

I vetmi vend që bën dallim në grafikë është Japonia. Megjithatë duhet thënë se atje shumica e rasteve kanë ardhur nga anija Diamond Princess.