Kurorëzohen Shpati e Selvija, çifti ndajnë lajmin me publikun

Shpat Kasapi ka kohë që është në lidhje me bukuroshen nga Shkupi, Selvije Jao.

Është Shpati, ai i cili përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur lajmin e bukur, se tashmë Selvija do ta ketë mbiemrin Kasapi, shkruan “Kosovarja”.

“Selvije Kasapi nga tani🥰 09/06/2021” ka shkruar Shpati në mbishkrim.

Çifti kanë qenë mjaft të përfolur kohëve të fundit dhe shumë shpesh iu është bërë pyetja nëse kanë plane për martesë dhe nëse duan të bëhen sa më parë prindër.

Selvija e ka shprehur publikisht dëshirën se do të bëhet nënë së shpejti dhe sigurisht dyshja janë duke shkuar këtyre hapave.

Urime për të dy. /Kosovarja/

https://www.instagram.com/p/CP54o4DDuj-/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e86da428-ad20-425c-9977-25a05820a8f5&ig_mid=69692779-1E10-4838-828D-FEC301D370C4