Kursehen 4 milion euro nga shkurtimi i pagave të funksionarëve

Të gjithë ministrat, deputetët, gjykatësit, prokurorët, drejtorët dhe të gjithë personat e tjerë të zgjedhur dhe emëruar në sektorin publik në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme do të marrin pagë minimale në vlerë prej 14.500 denarë. Këtë dektret me fuqi ligjore e ka sjellur Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me çka nëpërmjet një komunikate njoftojnë se bëhet fjalë për 1.165 funksionarë dhe 895 drejtorë, nga ulja e pagave të të cilëve do të kursehen 240 milion denarë për dy muaj.

“Në pajtueshmëri me këtë dekret, personave të zgjedhur dhe të emëruar, të përcaktuar në nenin dy, për muajt prill dhe maj të vitit 2020, u jepet pagë në lartësi të pagës minimale, të përcaktuar në muajin dhjetor të vitit 2019 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vlerë prej 14 500 denarë”.

Nga Qeveria sqarojnë se qëllimi i kësaj është të sigurohen mjete për implementim të masave ekonomike.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
“Qëllimi i dekretit për përcaktim të lartësisë së pagës minimale të të zgjedhurve dhe emëruarve në sektorin publik, në vlerë prej 14.500 denarësh është sigurimi i mjeteve për implementim të masave ekonomike të sjellura nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për menaxhim me krizën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit“.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe Presidenti i shtetit, funksonarët që i emëron presidenti, kreu i Kuvendit, dhe të gjithë personat që i ka emëruar Kuvendi, kryeministri dhe të gjithë personat e zgjedhur dhe emëruar nga Qeveria, kryetarët e komunave dhe të gjithë personat në sektorin publik.