Kurthi nga duhet të dalin muslimanët: s’ekziston asnjë karikaturë e Profetit Muhamed!

Advertisment

Për të disatën herë, Franca e dy revolucioneve që i vunë kazmën moralit shoqëror – atij borgjez e atij se ksual – ka provokuar sërish botën islame me të ashtuquajturat karikatura të Profetit Muhamed.

Kësaj here, nuk ia lanë vetëm Sharlie Hebdo-së famëkeqe, e, në emër të superabuzives “liri shprehjeje”, e cila sipas linjes franceze duhet të prevalojë mbi gjithçka, edhe mbi dinjitetin njerëzor, i pasqyruar te karikaturat dhe si ideologji shtetërore, duke i publikuar me billboarde dhe në godinat bashkiake të dy qyteteve.

Reklame

Deri dje, mund të ishin justifikuar me faktin se Sharlie Hebdo është entitet mediatik privat e vepron si i tillë, ku shteti s’mund të ndërhyjë, edhe nëse nuk është dakort me produktin e tyre karikaturial.

Por tej këtij debati, nga pala muslimane, e cila ka një konstante reaguese por me variable kulturore nga vendi në vend – fjala vjen, në Ballkan nuk reagohet si në Bangladesh – ajo që duhet të zëvëndësojë narrativën kundërshtuese ndaj karikaturave, është se ato, thjesht, nuk janë të Profetit Muhamed. Janë karikatura por nuk ka asnjë profet në to.

Pra, francezëve në këtë rast u duhet denoncuar ligësia, ajo që fshihet në përpjekjen për të karikaturuar një profet – Muhamedin në rastin konkret – por u duhet vënë në pah dhe injoranca, ajo mediatiko-artistike, pasi ai të cilin ata e paraqesin si Profetin Muhamed në zhgarravitjen e tyre karikaturiale, është çdokush veç personalitetit në fjalë.

Sepse, urtësia e ka dashur që, mosekzistimi i një imazhi të Profetit Muhamed, të shërbejë dhe si një çar matosje logjike e kësaj përpjekjeje – pra, për ta karikaturuar.

Edhe njëherë: aty ka ligësi por jo karikaturë. Dhe reagimi duhet të jetë për ligësinë dhe jo karikaturën. /tesheshi.com/