Kurti a do të kërkojë hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës?

Kryeministri Albin Kurti më parë ka paralajmëruar se do të kërkojë zbardhjen e rastit të 9 majit të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Ai dy muaj më parë në takimin e tij me Zoran Zaev në Qeverinë në Shkup i ka bërë kërkesë atij për një hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanoves.

“Zotri Kurti ka kërkuar hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës. Ia ka kërkuar Zaevit, nuk e di a është mirë që e them, por atë ditë që ishte në takim i kërkoi kryeministrit tonë”, ka treguar Muhamed Zekiri.

Sipas tij, në këtë rast, kanë gisht shërbimet sekrete. Ai madje thotë se më 9 dhe 10 maj në Kumanovë, personat që u vr anë dhe që u kapën kanë qenë vetëm aktorë, por sipas tij, duhet që para drejtësisë të dalin edhe skenaristët.

Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet b urg pjesëtarët e grupit të Kumanovës.
Edhe avokati i njohur, Tomë Gashi ka thënë se hetimi ndërkombëtarë për rastin e Kumanovës, vështirë se do të ndodhë. Zërat për një hetim ndërkombëtar për këtë rast ishin bërë edhe nga ish kryeministri Zoran Zaev, kryeministri aktual teknik Oliver Spasovski, por deri tani nuk ka pasur lëvizje të tillë. (INA)