Kurti, ata që nuk më duan e kanë shansin të ma përfundojnë karrierën

Advertisment

Albin Kurti, derisa ka prezantuar programin me të cilin synon që bashkë me LDKnë të qeverisë në katër vjetet e ardhme ka kërkuar votën e deputetëve në sallë.

Por në fund të fjalimit të tij Kurti ka thënë se ata që nuk e duan kanë shansin t`ia përfundojnë karrierën.

Reklame

“Jam ai që jam për shkak se jam me të tjerët. Këto ditë më janë mbushur 23 vjet aktivitet në politikë dhe sot ndodhem para jush plot 23 vjet si opozitar”.

“Këtu me ndan një votim i juaji nga fillimi i karrierës sime politike çfarë dihej deri tani. Ata që më kanë dashur si opozitar besoj se duhet të më duan si qeveritar. Ata që nuk më kanë dashur si opozitar e kanë shansin të ma përfundojnë karrierën”, tha Kurti.