Kurti bën homazhe në Prekaz: Kulla e Jasharëve duhet të mirëmbahet, është margaritar i historisë sonë të lavdishme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe disa deputetë ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kurti ka deklaruar se sot janë bërë 24 vjet që kur serbët ishin nisur drejt Kullës së Jasharëve.

Reklame

“Sot më rastin e 24 vjetorit të sulmit mbi Jasharajt në erdhëm të bëjmë homazhe te varret e tyre, dhe njëkohësisht më pas të shohim si po bëhen ndërhyrjet emergjente në kullën e Jasharëve, Sot janë bërë 24 vjet, prej kur forcat e Serbisë ia mësynë Kullës së Jasharëve. E kemi obligim që këtë objekt ta mirëmbajmë sepse është një margaritar i historisë sonë të lavdishme dhe njëkohësisht të dhimbshme”, u shpreh Kurti para mediave.