Kurti bën video live nga makina, thotë se mund të përmbledhë fushatën e tij në dy fjalë (VIDEO)

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka postuar një video nga makina dhe thotë se të gjithë fushatën e tij parazgjedhore mund ta përmbledhë në dy fjalë.

Ai ka përmendur dy fjalët me të cilat përshkruan fushatën dhe i ka shtjelluar ato.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Me 2 fjalë mund të përmblidhet kjo fushatë e jona. Na nevojitet drejtësi dhe punësim. Ama jo drejtësi vetëm në gjykata, por drejtësi në përgjithësi dhe jo punë vetëm sa për punësim, por punësim profesional. Qytetarët tanë, posaçërisht ata të brezit të ri, kanë nevojë për jetë të dinjitetshme në vendin e vet. Prandaj kanë rëndësi këto zgjedhje, andaj zgjedhjet e 14 shkurtit janë referendum”, tha ai.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt dhe të gjitha partitë kanë filluar fushatat e tyre.

Fushata zgjedhore ka filluar zyrtarisht me 3 shkurt, ndërkohë që partitë kishin filluar tubimet më herët.

Tubimet po mbahen përkundër paralajmërimeve për rrezikun e pandemisë.