Kurti del në ballë të protestës nga ndërtesa e qeverisë (VIDEO)

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nga ballkoni i ndërtesës së qeverisë ka përshëndetur protestuesit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shfrytëzuar ballkonin e qeverisë për të dalë dhe për t’i përshëndetur qytetarët të cilët ishin në sheshin “Skënderbeu”, në provë-protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton lajmi.net.

Reklame

Në momentin që Kurti doli në ballkon, qytetarët filluan të brohorisin emrin e tij dhe të njëjtit filluan që të brohorisnin “Duam Zgjedhje”.

Kurti qëndroi pak minuta në ballkon dhe më pas u largua. /Lajmi.net/