Kurti: Do të bashkëpunoj me partitë shqiptare dhe kryeministrin Zaev

35
#

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë në TV Klan në emisionin Opinion

ndër të tjera ka thënë se do të ketë një bashkëpunim të mirë me partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut si dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Kurti po ashtu ka theksuar se do të thellojë bashkëpunimi me Shqipërinë duke punuar për një bashkim doganor dhe treg të përbashkët.

Albin Kurti poashtu ka theksuar se do analizoj marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipëris që janë nënshkruar deri më tani për të gjetur mekanizmat për ti zbatuar. (INA)