Kurti e Bërnabiq thonë disa fjalë e shkëmbejnë buzëqeshje

Albin Kurti e Ana Bërnabiq e kanë kaluar shumicën e kohës afër njëri-tjetrin në Samitin e Londrës, ku duket që kryeministrin e Kosovës dhe kryeministres së Serbisë u kanë rezervuar enkas vendet afër njëri-tjetrit.

Agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, ka publikuar një video, ku shihet takimi i parë mes kryeministrit Kurti dhe homologes së tij serbe, Ana Bërnabiq.

Reklame

Kurti e Bërnabiq në video shihet se kanë ndërruar fjalë e i kanë buzëqeshur njëri-tjetrit

Pas nisjes së diskutimeve në panel, kryeministrja serbe ka thënë se në Ballkan duhet të rritet bashkëpunimi rajonal për tregti.

Ndërkaq Kurti i ka thënë se pajtohet me të, pastaj i ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën.