Kurti: Ekziston rreziku që shqiptarët të jenë në Jugosllavinë e katërt

Advertisment

Kurti ka bërë një deklaratë të tillë gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, të mbajtur online, ku nënvizoi se Kosova është e kanosur nga tre rreziqe; pandemia, marrëveshjet me Serbinë dhe Gjykata Speciale. Duke folur për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, Kurti thekoi se, është dëmtuar pozita ndërkombëtare e Kosovës.

Kreu i VV-së tha se, është hera e parë që një qeveri e Kosovës rreshtohet pas njërit kandidat amerikan për President dhe pranohen që t’i bëhen lëshime Serbisë. Sipas Kurtit, me marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, Serbia bëhet palë e politikave në sistemin elektro-energjetik të Kosovës.

Reklame

“Në marrëveshjen e 4 shtatorit u nënshkrua që Serbisë t’i hapet dera për pretendime territoriale në Kosovë, duke e njohur atë si palë, sa i përket konsiderimit ekonomik të Liqenit të Ujmanit. Liqeni i Ujmanit është tërësisht në pronësi të Kosovës, toka mbi të cilën është vendosur ai ujë, është pronë e Kosovës, edhe nëse është në Serbi. Fakti që Serbia njihet si palë për administrimin e pronave të Kosovës, është një prapakthim i madh, i cili vjen prej një qeverie pa legjitimitet dhe pa pikë patriotizmi”, u shpreh lideri i VV-së.

Kurti tha më tej se, gjithashtu pranimi i minishengenit është në disfavor të Kosovës, duke theksuar se, Serbia do të forcohet shumë ekonomikisht duke u bërë lider në rajon nga kjo marrëveshje. Sipas Kurtit ky pakt nuk ka të bëjë me tregëtinë e lirë pasi të gjitha vendet janë pjesë CEFTA-s, por lidhet me krijimin e një tregu të përbashkët.

“Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një përpjekje për Jugosllavinë e katërt siç e kemi thënë ngahera. Ajo nuk po bëhet me ushtri si dikur, por po bëhet me mjete të neoliberalizmit, me rrugë e hekurudha që e nxjerrin Beogradin në Adriatik. Shqiptarët, të Kosovës e të Shqipërisë, në këtë Jugosllavi të katërt, do të jenë vetëm konsumatorë të mallrave serbe, e do të shpresojnë të marrin tarifa rrugore prej kamionave të Serbisë”, tha ai.

Kurti tha se nga marrëveshja në Uashington, Serbia ka arritur një fitore të shumëfishtë pasi fitoi dhe rehabilitim të plotë para Amerikës. “Kishte dekada që një president i Serbisë nuk shkonte në Shtëpi të Bardhë, e tash e dërguan dhe e mundësuan këta një gjë të tillë. Nga ish kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq, të cilin e vr anë në mars të vitit 2003, asnjë lider serb, as president as kryeministër, nuk kishte arritur të hynte në Shtëpi të Bardhë, deri tash kur ky Koti u bë qilim i kuq për Vuçiçin e Serbisë.

Nuk do të mundej Vuçiçi, ish bashkëpunëtori i Milosheviqit, të shkonte në Shtëpi të Bardhë e të merrte nderime e çelësa nga presidenti Trump, po të mos ia kishin shtrënguar dorën më parë, shumë shpesh, politikanët tanë, e sidomos Thaçi e nganjëherë edhe Mustafa. Jo vetëm që mori dhurata nga presidenti Trump, por Vuçiqi fitoi edhe hapjen e bankës amerikane të investimeve në Beograd”, tha ai.

Në fund, Kurti foli dhe për zhvillimet e fundit që lidhen me Gjykatën Speciale, ku tha se kur VV kundërshtonte ngritija e këtij tribunal 5 vjet më parë, Thaçi i quante tradhëtarë. “E futën në Kushtetutë, Gjykatën Speciale duke e shndërruar atë në pjesë të themeleve dhe tavanit të republikës sonë. Sot nuk mund ta ndalim atë gjykatë.

Unë publikisht kam thënë në parlament, se po të jetë në qeveri Vetëvendosje!, ne do t´i mbronim lu ftëtarët e UÇK-së. Është për të ardhur keq se si askush nga qeveria e nga presidenca, pra nga institucionet tona, nuk po e çel gojë. Kur po arr estohen me polici speciale në mes të Prishtinës veteranët e lu ftës, krerët e institucioneve po heshtin”, përfundoi Kurti.