Kurti flet pas takimit me Thaçin: Ende nuk jam mandatar

Advertisment

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur pas takimit të shkurtër me presidentin e vendit, Hashim Thaçin. Ai tha se është një takim i shkurtër pa efekte juridike. “Sot isha në takim me presidentin e Republikës, ky ishte një takim i shkurtër konstulativ pa efekte juridike, lidhur me fazën e ardhshme konstituive të institucioneve që sot i kanë mbushur tre muaj.

Unë dëgjova predidentin në këtë takim disa minutësh unë dëgjova presidentin që shprehu interesimin për krijimin e qeverisë, por, njëkohësisht edhe tha që e di që ju neboitet një kohë e caktuar, por, gjithashtu ne do ta bëjmë propozimin”, thotë Kurti. Kreu i VV-së ka folur edhe për mundësinë e krijimit të koalicionit edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës. “Për mua takim do të kishim qysh dje, jemi në komunikim, kam instituar për takime sa më të shpejta, uroj që kjo të ndodhë.

Reklame

Deri më datën 26 dhjetor kemi mundur të arsyetohemi në seancën konstituive, qytetarët e Kosovës, duhet që sa më parë të ecin sa më shpejtë, ne po i bëjmë përpjekjet maksimale”, thotë ai. Kurti ka thënë se në të ardhmen me Thaçin mund të kenë takime politike institucionale. Sipas tij, takimi ishte pak minuta për shkak se ishte konsultativ dhe se ndoshta do të ketë takime politike institucionale në të ardhmen.