Kurti ftohet për vizitë në Amerikë

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka njoftuar se sot kryetari i VV’së, Albin Kurti ka pritur në takim Kongresmenët Earl Pomeroy dhe Pia Pyle, që të dy pjesë e ekipit të Senatorit të mirënjohur Robert (Bob) Dole.

Abazi ka thënë se biseda mes tyre është zhvilluar në atmosferë shumë miqësore dhe të ngrohtë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Ai ka thënë se nga të dy palët u bë përmbledhje e marrëdhënieve dhe kontributit të senatorit Dole dhe zyrtarëve tjerë Amerikan për procesin e shtetndërtimit.

“Gjithashtu u reflektua mbi rëndësinë e bashkëpunimit, informimit të rregullt e të dyanshëm dhe hapave konkret drejtë avancimit të marrëdhënieve bilaterale, në koordinim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Kosovë. Në përmbyllje të takimit u shkëmbyen ftesat për vizitë të z. Kurti në SHBA”, ka shkruar Abazi në Facebook.