Kurti: Jemi pajtuar me Vjosa Osmanin që ta heqim taksën

Advertisment

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Kosova do të heqë taksën 100 përqind ndaj mallrave serbe, duke e zëvendësuar atë me reciprocitet.

Në një konferencë të përbashkët me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, Kurti tha se për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë janë pajtuar të dy partitë bashkëqeverisëse, duke përmendur veçanërisht edhe kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani.

Reklame

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën në të njëjtën fjali asnjëherë, edhe për shkaqe historike edhe për arsye aktuale. Konsiderojmë se jemi këtu ku jeni si Qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë se me Serbinë do të kemi reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar si zëvendësim për tarifën 100 përqind. Pra nuk themi që do të shprehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë, përkundrazi do të avancojmë duke shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti e dinjiteti. Edhe LDK edhe LV edhe zonja Osmani, edhe mbi 60 përqind e votave në Kosovë në mesin e shqiptarëve kanë qenë praktikisht me parimin e reciprocitetit”, tha Kurti.