Kurti lëshon dy rroga për familjet sociale 10 ditë para kohe

Advertisment

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur ti ndihmoj familjet që marrin ndihma sociale. E për këtë ai ka njoftuar nëpërmjet një deklarate dhënë për mediat.

Kurti ka deklaruar:

Reklame

“Familjeve që marrin ndihmat sociale të martën do t’ua transferojmë ndihmat sociale 10 ditë para kohe dhe atë për dy muaj në vijim. Me këtë pagesa e muajit të dytë nuk do të hyjë në përllogaritjet e muajve në vijim që do të thotë u falet përfituesve”, është shprehur kryeministri Albin Kurti.