Kurti në Lezhë: Ta zëvendësojmë krizën me zhvillim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte i pranishëm në një ceremoni të organizuar me rastin e përvjetorit të “Besëlidhjes së Lezhës”, aleancës së princave shqiptarë në 2 mars 1444, të kryesuar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në fjalën e mbajtur aty, Kurti, i cili pret të formojë qeverinë e re në Kosovë, tha se shqiptarët duhet të ndjekin pishtarin që është bartur përgjatë historisë nga brezi në brez.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Në mënyrë që populli të nxjerrë përfaqësuesit e tij më të mirë e më të devotshëm dhe në këtë mënyrë, krizën e shumëfishtë që e ka pllakosur, ta zëvendësojë me çlirim, bashkim, zhvillim e përparim të gjithanshëm”, tha Kurti,

në krah të Iljaz Shehut, kandidatit të pavarur për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, që është edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

 

Në ceremoni, morën pjesë edhe figura të tjera politike shqiptare në shtetet e rajonit, si kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, deputeti i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Ziadin Zela, dhe Shuaip Kamberi,

deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, përfaqësues i krahinave të banuara nga shqiptarë në Preshëve, Medvegjë dhe Bujanovc.