Kurti: Ne nuk e ndalojmë shaminë

65
#

Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes ka thënë se nuk do të ndalojë shaminë në Kosovë kur të vije në Qeveri, pasi sipas tij është e drejtë elementare njerëzore, transmeton Periskopi.

Kurti në Tv Klan citoi edhe një poet në Turqi, që thotë se ‘’ nuk nuk do të duhej të merremi me probleme rrobaqepësie tash’’.

”Ne nuk jemi islamistë dhe nuk kemi as radikalizëm të majtë. Këtë na e thonë ata që zakonisht janë ekstremë të djathtë. Ne nuk do të bëjmë kurrfarë ligji kundër mbajtjes së shamisë. Ne kemi qenë kundër ndalimit. Ne konsiderojmë se është cështje e të drejtave elementare njerëzore. Poeti shumë i mirë që e kemi në Stamboll, thotë se nuk nuk do të duhej të merremi me probleme rrobaqepësie tash, se kush vë shami e çfarë fustanesh…’’/PERISKOPI/