Kurti para katër viteve kërkonte Aleancë Ballkanike me Kroacinë, pa Serbinë (Video)

AdvertismentCustom Text

Aleancë Ballkanike me Shqipërinë, Kroacinë, Bullgarinë, Malin e Zi e BeH, pa Serbinë, kërkonte katër vite më parë, kryeministri aktual i Kosovës Albin Kurti, partia e të cilit në atë kohë ishtë në opozitë.

Gjatë një interviste për gazetën LAJM, Kurti në atë kohë kishte deklaruar se kjo është mënyra e vetme për tu përballur me Serbinë e cila, sipas tij, po përdoret nga Rusia si “Kal Troje” në Ballkan kundër NATO-s dhe BE-së.

ReklameCustom Text

“Nëse Serbia integrohet para nesh në BE, asgjë nuk i ka bërë Greqia Maqedonisë, çka do të na bëjë Serbia neve, nuk mendoj vetëm për Kosovën por edhe Shqipërisë. Kemi nevojë që ta ngrisim në nivel më të lartë e ta thellojmë partneritetin me SHBA-të dhe BE-në, posaçërisht me Gjermaninë, si dhe ta krijojmë edhe një Aleancë të re Ballkanike me Kroacinë, Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë por edhe me Bullgarinë.

Unë besoj që Serbia e cila është shndërruar në një “Kal Troje” të Rusisë në Ballkan kundër NATO-së dhe BE-së nuk mund ta përballim vetëm se duke punuar në tre rrafshe, së pari integrimi kombëtarë mes shqiptarëve, posaçërisht relacioni Prishtinë-Tiranë, pastaj partneriteti i ri, shumë më i thellë me SHBA-të dhe Gjermaninë dhe e treta një Aleancë Ballkanike e cila e kupton që Serbia pasi e shkatërroi Jugosllavinë për ta krijuar Serbinë e Madhe është e interesuar t’i shkatërrojë republikat që dolën nga ish Jugosllavia”, kishte deklaruar Kurti katër vite më parë gjatë një interviste për Gazetën LAJM.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot refuzoi pjesmarrjen në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal në Shkup, mes kryeministrit të RMV-së Zoran Zaev, atij shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, të cilin e ka quajtur nismë pa vision për rajonin./Gazeta LAJM