Kurti përkujton Fadil Vokrrin-rrëfen një ngjarje interesante rreth tij

Ish-kryeministri i Kosovës ,Albin Kurti ka përkujtuar legjendën e futbollit në dy vjetorin e vdekjes, Fadil Vokrrin

Kurti përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se fitoret e Prishtinës ishin të lidhura me emrin e Fadil Vokrrit dhe se ai ishte arsyeja e fitores, transmeton Insajderi.org

Reklame

Fitoret e Prishtinës ishin të lidhura me emrin e tij. Vokrri ishte arsyeja e fitores sepse kur topi ishte në këmbën e tij ai e pushtonte fushën. Tregojnë bashkëlojtarët e tij me gjysëm shaka: ‘kur ndeshja ishte sfilitëse dhe donim të pushonim ia kalonim topin Fadilit’. Kështu ishte edhe në Federatë. Punoi shumë e pa u lodhur për pasionin e vajzave e djemve tanë”, ka shkruar ish-kryeministri Kurti./Insajderi.org/