Kurti si kryeminsitër: Do të ndërtojmë aksin rrugor Prizren-Tetovë

Advertisment

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti sot në fjajlimin e tij të parë si kryeministër duke shpalosur programin e tij katër vjeçarë tha se qeveria e tij do ta lidh Prizrenin me Tetovën.

“Infrastruktura jonë duhet të jetë e plotë dhe funksionale. Ajo nuk duhet të jetë në shërbim të shteteve tjera si rrugë tranzit për të dalë në një shtet tjetër, por duhet të jetë e integruar me ekonominë tonë

Reklame

– Projektet infrastrukturore do të hapin rrugë të reja, jo autostrada të mbyllura, që do të na lidhin kësisoj edhe më shumë. Do ta shpëtojmë fshatin nga emigrimi dhe do ta zhvillojmë atë duke e lidhur me ekonominë nacionale. Do të ndërtojmë aksin rrugor Prizren-Tetovë dhe atë Gjakovë-Shkodër, si dhe funksionalizimin e plotë të sistemit hekurudhor brenda Kosovës” tha Kurti sot si kryeministër i ri./TS/