Kurti ta marrë në takim nënën e tij? Kështu propozon Kimete Berisha

Advertisment

Opinionistja kosovare, Kimete Berisha, ka bërë një reagim në Facebook pak para fillimit të takimit mes LDK-së dhe VV-së ku parashihet të jenë prezentë edhe ambasadorët e Quintit.

Duke u tallur me Kurtin, opinionistja Berisha i ka propozuar atij që të marrë edhe prindin me vete.

Reklame

“Krejt tjetër ndjesi është, komplet tjetër njeri ndihesh kur e merr nanën me vete n’takim.” – shkruan ajo. Më pas, znj.Berisha e quan të turpshme se si e ftuan “krejt botën në takim” duke potencuar vogëlsinë e shtetit të Kosovës dhe banalitetin e problemit mes palëve, shkruan Periskopi.

Më poshtë keni statusin e plotë të z.Berisha: Merre edhe prindin me vete Albin. Se krejt tjetër ndjesi është, komplet tjetër njeri ndjehesh kur e merr nanën me vete n’takim.

E ka lan Zoti, prindi t’jep siguri edhe për çdo rast t’merr n’mbrojtje.

Plus ke përparësi ndaj Isës, se ai nuk mundet me marrë prindin me vete. Turp. Krejt botën e keni ftu’ në takim me Isën, thuajse keni me udhëheq planetin, e jo një trohë vend të varfër, të vjedhur e të shkatërruar, me një grumbull njerëzish të mërzitur, me sytë e shqyer larg Kosovës, larg, shumë larg.

P.S.

Haki Abazi: ‘Thaçi me sejmenët e tij po e parandalojnë koalicionin për ta realizuar ndarjen e Kosovës’ E vërtetë Abazi. Por edhe më zi se Thaçi, VV po e pranon ndarjen e Kosovës, e Glaukun s’po e jep’. Mashtrime po shoh. Gjithkah.

Çka po ndodh me Ty kështu Albin, asgjë më s’po të kuptoj.