Kurti telefonon Lajçakun, i kërkon ta bindë Serbinë që ta braktis idenë e shkëmbimit të territoreve

Advertisment

Sot pasdite Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera regjionale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajčák.

Në komunikatën qeveritare thuhet se Kurti ndër të tjera kërkoi nga Lajcan që ndërkohë ta bindë palën serbe që ta braktisë idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

Reklame

Kjo është komunikata e plotë:

Fillimisht z. Kurti e informoi z. Lajčák për situatën me sëmundjen COVID-19 në Republikën e Kosovës, si dhe për masat që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë, e të cilat po respektohen maksimalisht nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sa i takon dialogut Kosovë-Serbi, z. Lajčák e informoi z. Kurti se ai aktualisht është duke analizuar marrëveshjet e deritanishme në mes të Kosovës e të Serbis ë, si dhe duke zhvilluar biseda me palët që do të jenë të përfshira në këtë proces.

Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Kosovës aktualisht është e fokusuar në luftën kundër COVID- 19, në të cilën luftë tani duhet të jenë bashkë të gjitha partitë politike pozitare e opozitare në Kosovë. Po ashtu, z. Kurti kërkoi nga z. Lajčák që ndërkohë ta bindë palën serbe që ta braktisë idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se do të jenë në kontakt permanent dhe që, sapo të tejkalohet situata me COVID-19, ta nisin dialogun Kosovë-Serbi.