Kurti: Vepruam si na thanë ekspertët (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një adresim që e bëri sot, ka deklaruar se për mosmarrjen e masave në muajt e verës, rekomandimet i kanë marr nga ekspertët në ISHKPK.

Megjithatë ai ka thënë se do të marrin përgjegjësi duke qëndruar në krye të detyrës.

Por, ndryshe nga kjo herë, kur pas javëve me rekorde të zeza të vdekjeve e po ashtu edhe të infektimeve me COVID-19, në kohën kur shifrat ishin ulur, lëvdatat i merrte qeveria për menaxhim të mirë.

Madje kjo ishte ndër kryesoret që u përmend në paraqitjen e punës së 100 ditësisht të Qeverisë Kurti 2, kur kreu i ekzekutivit thoshte se çfarëdo matje e punës së tyre duhet të niset me krahasimin se si e kanë gjetur gjendjen me pandeminë e si janë zbritur shifrat pas marrjes së pushtetit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Aso kohe ai thoshte se ka nisur qeverisjen kur ishin 17 të vdekur e kanë rënë në 0, ndërkaq që kishte 781 raste të reja që ranë në 9. Ndërkohë, rreth 40 ditë pas këtij krahasimi, rekordet janë shënuar me 36 të vdekur brenda ditës, e mbi dymijë raste të reja pozitive.