Kurti zbulon marrëveshjen e fshehtë të Hashim Thaçit i cili rrezikon shkarkimin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ia ka dërgur dje një letër kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, aty ajo është njoftuar për një marrëveshje të fshehtë që presidenti Hashim Thaçi e ka nënshkruar më 2013.

Përmes kësaj marrëveshje kryeminsitri i atëhershëm Hashim Thaçi, në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFORi të drejtën apsulute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhëshme të FSKsë në veri të Kosovës për periudhë të paafatizuar.

Reklame

Marrëveshja e ka formën e një shkëmbimi të letrave ndërmjet ish kryeminsitrit Hashim Thaçit dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATOs, Andres Fogo Rasmussen.

“Ajo që menjëherë bie në sy, është se marrëveshja e mban datën 13 prill 2013, të njëjtën ditë kur u arrit e ashtëquajtura “Marrëveshja e Brukselit” e cila u publikua menjëherë brenda ditës dhe u ratifikua dy muaj më vonë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në letrën e Kurtit për Osmanin të siguruar nga Insajderi.

“Ajo që dëshmon letërshkëmbimin Thaçi-Rasmussen pra, është fakti se ka jo vetëm një, por dy marrëveshje të Brukselit”.

“Pasi e pranova zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Republikës së Kryeministrit, i kërkova stafit të zyrës të kryeministrit që pa vonesë ta analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshje sekrete si dhe implikimet e saj kushtetuese përkatësisht në lidhje më kërkesat kushtetuese të përcaktuara me Nenin 20 (bartja e sovranitetit) Neni 18 (ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare) dhe Neni 91 (shkarkimi i Presidentiti)”, thuhet tutje në letrën e siguruar nga Insajderi.