Kush do jetë fitues dhe kush humbës në rendin e ri botëror pas koronavirusit?

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka thënë: ‘Marrëdhënia midis fuqive më të mëdha nuk ka qenë kurrë e tillë si tani, jofunksionale. Covid-19 po tregon në mënyrë dramatike, ose bashkohemi [së bashku] … ose mund të mposhtemi.’

Diskutimet janë fokusuar në temën nëse Kina apo SHBA do të dalin si udhëheqës të botës pas koronavirusit.

Grupe të ndryshme, në vlerësimin se si virusi do të ndryshojë përgjithmonë politikën ndërkombëtare, sugjerojnë: ‘Tani për tani ne mund të dallojmë dy modele konkurruese- një në të cilën mësimi është se vendet duhet të bashkohen për të mposhtur Covid-19, dhe një në të cilën mësimi është se vendet duhet të qëndrojnë larg njeri tjetrit, në mënyrë që të mbrohen më mirë.

Shumë prej tyre tashmë pretendojnë se lindja ka fituar luftën. Filozofi i Koresë së Jugut Byung-Chul Han, në një ese në El País, ka argumentuar se fitimtarët janë ‘shtetet aziatike si Japonia, Koreja, Kina, Hong Kongu, Tajvani apo Singapori që kanë një mentalitet autoritar, i cili rrjedh nga tradita e tyre kulturore e konfucianizmit. Njerëzit janë më pak rebelë dhe më të bindur se në Europë. Ata i besojnë më shumë shtetit. Jeta e përditshme është shumë më e organizuar. Mbi të gjitha, për të përballuar virusin aziatikët janë të angazhuar fuqimisht në mbikëqyrjen digjitale. Epidemitë në Azi luftohen jo vetëm nga virologët dhe epidemiologët, por edhe shkencëtarët e kompjuterave dhe specialistët e mëdhenj të të dhënave. ”

Ai parashikon: ‘Kina tani do të jetë në gjendje të shesë modelin e saj digjital të policies, si një model suksesi kundër pandemisë. Kina do të shfaq epërsinë e sistemit të saj me krenari.’ Byung- Chul Han pretendon se perëndimorët, të tërhequr nga siguria dhe komuniteti, mund të jenë të gatshëm të sakrifikojnë ato liri. Ke pak liri, kur të detyrohesh ta kalosh pranverën mbyllur në banesën tënde.

Në të vërtetë, Kina tashmë është në një fazë të fitores, duke besuar se është ripozicionuar me shkathtësi nga fajtori tek shpëtimtari i botës. Një gjeneratë e re e diplomatëve të rinj kinezë kane pohuar në mediat sociale epërsinë e shtetit të tyre. Michel Duclos, ish ambasadori francez, ka akuzuar Kinën se ‘po përpiqet pa turp të përdorë fitoren ndaj koronavirusit, për të promovuar sistemin e saj politik’.

Teoricieni i marrëdhënieve ndërkombëtare në Harvard, Stephen Walt, mendon se Kina mund të ketë sukses. Në revistën Foreign Policy, ai sugjeron: ‘Koronavirusi do të përshpejtojë ndryshimin e fuqise dhe ndikimit nga perëndimi në lindje. Koreja e Jugut dhe Singapori janë përgjigjur më së miri ndaj krizës dhe Kina ka arritur sukses pas gabimeve të saj fillestare. Reagimi i qeverive në Europë dhe SHBA ka qenë shumë skeptik dhe ka të ngjarë të dobësojë fuqinë e markës perëndimore.’

Shumë nga partitë e majta europiane, siç është edhe filozofi slloven Slavoj žižek, kanë frikë se një regjim autoritar mund të vendoset pas koronavirusit. Në të kundërt, Shivshankar Menon, një professor në Universitetin Ashoka në Indi, thotë: ‘Përvoja deri më tani tregon se autoritarët ose populistët nuk janë më mirë në trajtimin e pandemisë. Në të vërtetë, vendet që u përgjigjën herët dhe me sukses, të tilla si Koreja dhe Tajvani, janë demokraci.’

Francis Fukuyama bie dakord: ‘Përcaktuesi thelbësor në performancë nuk është lloji i regjimit, por kapaciteti i shtetit dhe, mbi të gjitha, besimi në qeveri’. Ai ka vlerësuar Gjermaninë dhe Korenë e Jugut. Koreja e Jugut në fakt po e shet veten si fuqi demokratike, në kontrast me Kinën, që e ka trajtuar më së miri krizën. Shtypi i saj kombëtar është plot me artikuj mbi mënyrën sesi Gjermania po ndjek modelin e Koresë së Jugut, të testimit në masë.

Disa nga kritikët më të vyer të Evropës kanë qenë pro-evropianëve. Nicole Gnesotto, nënkryetari i Institutit Zhak Delors, thotë: ‘Mungesa e përgatitjeve të BE-së, pafuqia e saj janë befasuese. Instikti i parë ishte mbyllja e kufijve, mbajtja e mjeteve mbrojtëse dhe mbledhja e përgjigjeve kombëtare. Në kohën kur mjetet mjeksore, stafi mjeksor ishin të pamjaftueshëm, çdo shtet ishte për veten e tij, dhe Italia u la më së shumti e vetme në përballimin e krizës. / Opinion.al