Kush e kontrollon veriun, Prishtina apo Beogradi?

Pavarësisht përpjekjeve ose jo të Qeverisë së Kosovës për tu integruar pjesën veriore të vendit, kjo gjithmonë del të jetë fragjile, sidomos aspketi i sovranitetit dhe sigurisë.
Derisa në Veri situata mbetet ende jo krejt e qartë se kush po e kontrollon atë, e se kush po i merr masat për mbrojtje nga COVID-19, Serbia apo Kosova, ajo që dihet është që masat atje nuk janë si në krejt territorin e Republikës. Një dasmë që u lejua që të mbahet edhe pasi që në Kosovë ishin ndaluar të gjitha aktivitetet publike, dyshohet që ka ndikuar shumë në numrin e të prekurve nga pandemia në atë pjesë.

Bedri Elezi, ekspert i sigurisë, ka thënë se në këtë kohë pandemie Agjencia për Intelegjencë në Kosovë, nuk duhet të punoj me orë kujdestari, pasi mund të ndodhë diçka e dëmshme për Kosovën.

“Situata e Veriut është serioze, AKI-ja duhet të punojë me kapacitet të shtuar të sjell informacione të detajuar e zyrtare për Qeverinë e Kosovës, me këto argumente që do të grumbullojmë nga terreni duhet të veprojë faktori ndërkombëtar, pasi mundet eventualisht të parandalohen, përndryshe mund të kemi situate të reja e cila mund të jetë e pa pranushme dhe e dëmshme për Kosovën”, ka thënë Elezi.

Kurse banorët në fshtatrat të Veriut, me shumicë shqiptare kanë thënë se nuk do t’i marrin seriozisht vendimet e Serbisë atje.

“Nuk di çka të them me këtë, ne aspak nuk jemi duke marrë seriozisht me këto vendime, vetëm këto urdhërat nga Qeveria e Kosovës do t’i zbatojmë”, ka thënë Ilir Boletini nga Zveçani.

Mefail Bajqinovci, nga Lëvizja e Vetëvendosjes, thotë se Dogana e Policia e Kosovës po zbatojnë, vendimet e Qeverisë së Kosovës.

“Me rëndësi që vendimet në Veri janë duke u zbatuar Dogana e Policia e Kosovës, Agjencia e Veterines dhe institucionet e ndryshme që janë normalisht e dijimë që Veriu është pak më ndryshme dhe nuk trajtohet për 50 ditë”, ka thënë Bajqinovci.

Kurse gazetari kosovar që raporton konstant prej Veriut të vendit, Alidin Damati, ka thënë se realiteti është i dukshëm, me faktin që Policia e Kosovës po asiston në vendimet e Serbisë.

“Sot i kam ndihmu një korrospodentes së Evropës së Lirë që raporton në gjuhën serbe, më tha nuk po di ka me ja nis. I thash shumë lehtë e ki. A e ka marrë vendimin Serbia e Kosova; tha Serbia more, thash a po e sheh policët e Kosovës apo të Serbisë. Pastaj më tha ke të drejtë; Policia e Kosovës po asiston në vendimet e Serbisë”, ka thënë Damati.

Ditë më parë Komuna në Mitrovicën e Veriut u vendosën në karantinë, e ani pse nuk u tregua ndonjë vendim zyrtar dhe nuk ishte përfshirë në disa statistika rreth komunave të prekura me koronavirus, Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka thënë se urdhri u dha nga ta.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, kishte thyer heshtjen rreth futjes në karantinë të dy komunave veriore, Mitrovicës së veriut dhe Zveçanit.

Kurti kishte deklaruar se është Ministria e Shëndetësisë ajo që e ka shpallur karantinën në dy komunat veriore.

“Është Ministria e Shëndetësisë ajo që e ka shpallur karantinën edhe në dy komuna të tjera. Në komunën Veriore të Mitrocvicës dhe komunën e Zveçanit. Mirëpo, nuk kemi dashur ta bëjmë këtë gjë me tupan në mënyrë që krizën shëndetësore të mos e thellojmë edhe me një tjetër”, ka thënë Kurti/InsajderiInDoks