Kush e mban peng hapjen e kufijve?

Advertisment

Se kush po e mban peng hapjen e kufijve, kësaj pyetje nuk iu përgjigjën qartë partnerët e Qeverisë. Ndonëse disa nga shtetet fqinje kanë dhënë pëlqimin për heqjen e kushteve në pikat kufitare, autoritetet tona tani më një muaj zvarrisin këtë çështje. Kryeministri Zoran Zaev mohoi zërat të ketë përçarje mes ministrave të BDI-së dhe LSDM-së në lidhje me vendimin për hapjen e kufijve. Ai tha se ka pasur argumente “pro” dhe “kundër” hapjes së kufijve nga të dy palët. Zaev tha se për hapjen eventuale të kufijve dhe kushtet e reja do të vendosin autoritete shëndetësore.

Ne hapëm diskutimin, dhe u lajmëruan ministra që treguan përparësitë për hapjen e kufijve, mbi gjitha për aspektin ekonomik, por gjithsesi duke i hapur edhe çështjet problematike që mund të paraqiten për shkak të aspektit shëndetësorë. Ne i treguam ministrit që në cilat aspekte duhet të ketë kujdes.” Nuk do të ndaja ministrat në disa për e disa kundër, kishte argumente do të duhet të jemi të kujdesshëm, në aspektin ekonomik por edhe për aspektin shëndetësore”-tha Zoran Zaev, Kryeministër

Reklame

Zëvendëskryeministri Artan Grubi tha se nuk ka faktor politik brenda koalicionit që po e pengon hapjen e kufijve, por nuk saktësoi se kur do të lëvizin lirshëm qytetarët pa kushte.

Askush formalisht nuk po e pengon në qeveri, por po shohim mundësinë se si të gjitha palët, duke përfshirë edhe epidemiologët të jemi në një vijë me ISHP e vendit tonë dhe të rajonit që bashkërisht t’i hapim kufijtë. Ka vullnet politik tek ne por edhe te vendet e rajonit dhe uroj që në mbledhjen e ardhshme të qeverisë ose një mbledhje pas saj të sjellim vendimin lidhur me këtë çështje”-tha Artan Grubi, Zëvendëskryeministër.

Një ditë më parë, Ministri Filipçe tha se Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi kanë miratuar iniciativën për hapjen e përnjëhershme të kufijve të rajonit, por janë në pritje të vendimit të Serbisë dhe Bullgarisë.

Ndërkohë, fqinji jugor Greqia ka vazhduar masat kufizuese me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Turqinë deri më 12 tetor. Mbeten në fuqi testet PCR-negativ në fuqi jo më të vjetër se 72 orë, si preventivë e mos shpërndarjes së CoVid-19, masë e cila është vënë shkaku i pandemisë së virusit korona.