Kush është lideri politik më i shkolluar shqiptar në Ballkan (FOTO)

Advertisment

Vesel Memedi politikani shqiptar nga Maqedonia e Veriut, kryetari i subjektit politik Rilindja Demokratike Kombëtare është lideri politik shqiptarë më i shkolluari nga të gjithë liderët politik në të gjitha trojet shqiptare.

Vesel Memedi

Reklame

Kjo është biografia e Vesel Memedit: Vesel Memedi ka kryer studimet deridiplomike në psikologji në Kuala Lumpur të Malajzisë, kurse ato postdiplomike, dy magjistratura, në Leeds, Britani e Madhe, në psikologjinë kualitative, dhe Amsterdam, Holandë, në komunikimin e të folurit dhe retorikë, ka doktoruar poashtu në të njëjtën fushë në Amsterdam të Holandës. Vesel Memedi ka fituar edhe çmimin prestigjioz Fulbright Visiting Scholar në Universitetin Columbia, në Nju Jork, SHBA. Vesel Memedi ka ligjëruar si professor i lëndëve psikologjike dhe komunikimit të të folurit, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Universitetin e Tetovës, si dhe në Universitetin Amerikan të Kosovës, për 12 vite.

Përfshirja e Vesel Memedit në jetën publike dhe politike zë fille me iniciativën e pavarur të zgjedhjeve lokale të vitit 2009, ku për dy mandate ka qenë i zgjedhur si këshilltarë në Këshillin e Komunës së Gostivarit. Në vitin 2015 zgjidhet kryetar i subjektit politik Rilindja Demokratike Kombëtare. Në zgjedhjet parlamentare tëvitit 2016 zgjidhet deputet në Kuvendin Republikan. Në biografinë e Kryetarit të Partis Demokratike të Kosovës z.Kadri Veseli shkruan kështu: Kadri Veseli filloi studimet e edukimit në vitin 1990 në falkultetin e agrikulturës dhe shkollën pedagogjik në gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Në faqen e Lëvizjes Vetvendosje në biografin e kryetarit z.Albin Kurti shkruan: Më 23 prill 2003, Albin Kurti diplomoi në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterikë. Biografia e Edi Ramës:

Pas diplomimit nga Akademia e Arteve në vitin 1982, punoi pedagog po në Akademi. Nga 1993 kaloi katër vjet në Francë për të krijuar një karrierë artistike. Më pas, duke u kthyer në Shqipëri në vitin 1998, për shkak të varrimit të babait të tij Kristaq Rama, ai zyrtarisht filloi karrierën e tij politike. Biografia e Lulzim Bashes: Në vitin 1993 ai filloi studimet në Universitetin e Utrechtit në Hollandë, ku edhe u diplomua në të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare. Pas studimeve, Basha punoi për Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi dhe më pas si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Ali Ahmeti lindi më 4 janar të vitit 1959 në fshatin Zajaz të Kërçovës, Republika e Maqedonisë. Në vitin 1979 Ahmeti fillon studimet në Fakultetin filozofik pranë Universitetit të Prishtinës, ku diplomon në vitin 1983. Menduh Thaçi ka lindur më 03.03.1965 në Tetovë. I diplomuar ne Fakultetit Dega e Stomatobolegjis pranë Universitetit të Prishtinës. Ziadin Sela (lindur më 1 nëntor 1972 në Livadhi, Strugë) është politikan shqiptar dhe kryetar partisë LR-PDSH në Maqedoni.

Shkollimin fillor e kryen ne vendlindje, të mesmen në shkollën “Sami Frasheri” në Prishtinë. Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1998. Afrim Gashi, është i lindur më 9 nëntor të vitit 1977 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës e mbaroi në vitin 2007, ndërsa aktualisht është në studime pasuniversitare në Institutin e Studimeve Juridike, Sociologjike dhe Politike në Shkup, në drejtimin e shkencave politike. Bilall Kasami – I lindur më 31.7.1975 në Tetovë. Shqiptar. Doktor, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”./Lajmpress