Kush është menaxheri shqiptar i futbollit i vënë nën hetim për pastrimin parash

Fali Ramadani një nga menaxherët më të suksesshëm të Evropës në Futbol, është vënë nën hetim për pastrim parash në shuma marramendëse. 52-vjeçari është me origjinë nga një familje shqiptare në Tetovë ndërsa prej vitesh jeton në Gjermani.

Në vitin 2015 Ramadani ishte mes 5 kandidateve për çmimin e menaxherit te vitit, i cili ne fund u fitua nga portugezi Jorge Mendes. Ai njihet si krijuesi i një shoqëri menaxheresh Lian Sport se bashku me Nikola Damjanaç, ku sot kjo kampani është ndër 5 më të mirat në botë.

Karriera e tij vazhdoi, duke menaxhuar kryesisht lojtarë të Europes juglindore. Ramadani menaxhonte malazezin Jovetic, shqiptarët e Zvicrës Valon Behrami dhe Admir Mehmedi, Elvir Malokun e Hajdukut, por edhe serbët e kombëtares Nastasiç, Markoviç, Maksimoviç dhe Stojkoviç.

Emri i Ramadanit u përfshi edhe në blerjen e Real Madridid, Luka Jovic. Në atë kohë agjenti shqiptar, ka vizituar zyrat e Real Madrid disa herë për të zgjidhur të ardhmen e klientëve të tij të ndryshëm. Në tavolinën e bisedimeve me José Ángel Sánchez kanë qenë Miralem Pjanic dhe Kalidou Koulibaly, dy nga lojtarët e tij më të famshëm. Po gjatë kësaj periudhe transfertash “As” bënte të ditur se Jovic do të firmoste me Real Madrid për gjashtë sezone me shumën e €60 milion euro, nga të cilat 42 milion € për Eintracht Frankfurt, 9 milion € shkojnë për klubin mëmë, Benfica. Ndërsa , 9 milion€ shkuan për autorin e marrëveshjes, menaxherin Ramadani.

Sipas The Economist, Lian Sports është agjencia e 12 më e rëndësishme në botë dhe e pesta nga ato të dedikuara vetëm futbollit. Ata kanë grumbulluar €49 milion euro si paga agjentësh dhe kanë negociuar të paktën kontrata që në total kapin vlerën e €500 milion euro.

Ramadani është fokusuar gjithnjë tek futbollistët serbë, kroatë, boshnjakë dhe malazezë dhe kryesisht ka punuar me Serie A. Në vitet e fundit ka transferuar tek Fiorentina lojtarë si Jovetic, Ljajic, Nastasic, Seferovic dhe Behrami.

Emri i agjentit filloi të dëgjohej në Spanjë verën e 2018 kur nisi interesimi për Pjanic. Boshnjaku ishte një nga mesfushorët që përflitej për një transferim tek Barcelona për të zëvendësuar Rakitic. Në fund, lëvizja nuk u bë kurrë.

Ndër shumë futbollistë, Lian Sports përfaqëson gjithashtu Marcos Alonso (Chelsea), Ivan Perisic (Inter), Ante Rebic (Eintracht), Cengiz Ünder (Roma), Maksimovic (Napoli), Nikola Kalinic (Atlético), Stevan Jovetic (Mónaco) dhe Samir Handanovic (Inter)./Top-Channel/