Kush është Naser Ziberi, kandidat i BDl-së për kryeministër ?!

Advertisment

Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut me kandidatin për kryeministër, Naser Ziberi. Këtë e bëri të ditur vetë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në tubimin e BDI-së në Prespë.

BDI tashmë disa javë e ka promovuar idenë për kryeministër shqiptar në Maqedoni të Veriut, duke aluduar se tani janë pjekur kushtet për një gjë të tillë.

Reklame

Kush është Naser Ziberi:

Naser Ziberi ka lindur në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë të Shkupit, komuna e Sarajit. Ai ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe aktualisht ushtron profesionin e noterit. Ziberi në të kaluarën ka qenë funksionarë i lartë i PPD-së.