Kush është personi nga Maqedonia që mbrëmë u dyshua se ka koronavirus

Personi i cili mbrëmë është pranuar në Klinikën infektive në Shkup, është testuar dhe nuk ka koronavirus, konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë. Pacienti ka pasur pasqyrë të lehtë klinike, nuk ka temperaturë të lartë dhe gjendja e tij është stabile.

Ai ka arritur nga Milano në Shkup me fluturimin e pasdites të “Uizer” it. Udhëtari ka kaluar përmes kamerës termale, e cila tek ai nuk ka diagnostifikuar simptomologji të sëmundjes.
Simptomat e para i ka ndjerë pas ardhjes në shtëpi, pas çka është paraqitur në Klinikën infektive në Shkup dhe është pranuar në orën 22. Nga arritja e tij në klinikë, pacienti është vendosur në izolim, pas çka i janë bërë teste në pajtim me protokollin e konfirmuar.

Reklame

Nga MSHja thonë se me sy hapur e ndjekin situatën dhe në vazhdimësi veprohet sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa prej sot zbatohen edhe masa të reja të përforcuara për parandalim nga koronavirusi.