Kush është talenti serb nga Graçanica që ka vendosur të luajë për Kosovën?

Mediat serbe kanë shkruar të alarmuar se talenti 17 vjeçar me emrin Ilija Iviq ka vendosur të luajë për të rinjtë e Kombëtares së Kosovës në futboll.

Iviq është rritur e lindur në Kosovë, në Graçanicë, dhe në tri vitet e fundit mësohet që ka udhëtuar për në Prishtinë për të luajtur për klubin kuq e zi, Flamurtarin.

Së fundi është zbuluar talenti i tij, i kombinuar edhe me zellin e madh për punë nga drejtuesit e klubit kryeqytetas, shkruan Periskopi.

Iviqi tashmë është pjesë e ekipit të parë të Flamurtarit, dhe kjo ka bërë që ai të ftohet edhe te kombëtarja e Kosovës për grupmoshat e reja U-19.

Ai ishte pjesë e klubit prishtinas edhe në përgatitjet dimërore që u mbajtën në Turqi.

“Jam i lumtur që po luaj për ekipin e parë. Po ashtu, jam ftuar që të luajë për ekipin kombëtar të Kosovës, e kjo do të thotë shumë për mua, sepse nënkupton që dikush po i vlerëson cilësitë e mia,” tha Iviq gjatë ditës së sotme.

Sidoqoftë, ai ftesën e mëhershme për t’u bërë pjesë e kishte refuzuar.

Me vetë faktin që mediat serbe e kanë plasuar si bo mbë një gjë të tillë, mund të mendohet se familja e tij, e edhe vetë ai, po i nënshtrohen një fushate abuzuese nga mediat serbe.

Por, si u prit një lajm i tillë nga shqiptarët?

Artini shkruan se “ai duhet të mirëpritet me krahë hapur, si çdo futbollist tjetër me origjinë nga Kosova. Nuk ka asnjë problem. Nëse për asgjë tjetër, ky është një test real për kulturën multi-etnike të Kosovës.”

Atdhe Krasniqi shkruan “Nuk dua ta shoh në kombëtaren tonë. E gjithë bota do të mendojë se ne ende jemi serbë. Ne kemi emrat tanë dhe mbiemrat tanë, dhe lojtarët tonë. Jam i sigurt që nuk na duhet ky djalë. Ai as nuk flet në shqip.”

Saint Zeneli shkruan po ashtu se ky është një lajm i mirë. Të tjerët i kanë uruar fat të madh. /Periskopi