Kush është zonja e parë në detyrë, gruja e Glauk Konjufcës? Fytyra e njohur për publikun (FOTO)

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, dhe njëkohshëm edhe ushtrues detyre i presidentit të vendit. Kjo bën që vendi të ketë, të paktën për kohë të shkurtër, edhe u.d. të zonjës së parë të vendit. Kush është ajo?

Deri tash, këtë funksion e kishte Prindon Sadriu, bashkëshorti i ish u.d. presidentes Vjosa Osmani.

Reklame

Konjufca është i martuar me Emira Bajqinca Konjufcan, e cila është edhe fytyrë e njohur për publikun kosovar pasi më herët ka ushtruar rolin e aktores, shkruan Periskopi.

Emira ka qenë pjesë e serialeve, filmave vendorë e madje edhe e këngëve për fëmijë.

Aktualisht, u.d. e zonjës së parë është asistente në Fakultetin Filologjik, dega e Gazetarisë.