Kush ia përmendi thikën Pacollit nëse e voton qeverinë Kurti? (Foto)

Advertisment

Lideri i AKRsë, deputet i Kuvendit të Kosovës Behjxhet Pacolli, duket të mos jetë ndjerë rehat pasi deklaroi se ai do ta votoj, Kurtin kryeministër.

Me të filluar seanca gjatë ditës së djeshme pas pauzës një orëshe, Pacolli është parë duke shkëmbyer mesazhe në telefon, të cilat sigurisht se nuk janë lëvdata, derisa përgjigjet janë të qarta.

Reklame

Në një foto të siguruar nga KosovaPost, shihet një mesazh, në telefonin e Pacollit, ku ndër të tjera duket sikur dikush i ka shkruar se ‘i bjen thikë pas shpine’, nëse e voton Kurtin, kurse përgjigja është kjo.

”Thika, asnjëher kur je ti ne pytje. Vota për të është e paevitueshme edhe pa voten time’, Citojmë mesazhin .Nuk dihet dihet nga kush i vjen ai mesazh, porse ky i përgjigjet me votën ose pa votën e tij, Kurti do të bëhet kryeministër.