Kush ishte shqiptari i parë që migroi në Danimarkë

Advertisment

Vendi i largët skandinav, Danimarka, është bërë vendbanim i shumë bashkëatdhetarëve tonë të cilët kanë gjetur një jetë më të mirë.

Megjithatë fillet e migrimit të shqiptarëve drejt Danimarkës nuk janë shumë larg. Abdylmexhit Jusufi njihej në mesin e komunitetit shqiptar si Shqiptari i parë i migruar nga vendlindja në tokën daneze në vitin 1965.

Reklame

Në fund të viteve 60-ta dhe fillimi i viteve të 70-ta, ku migrimi i shqiptarëve nga trojat tona ishte masive, Baca Abdylmexhit si njeri me përvoje i cili ishte i pari që kishte shkelë në tokën daneze, ai me gjithë kaçikun e tij i ndihmoi bashkëvendasit që vinin nga vendlindja në ato kohëra, si për t`u gjetur strehe, punë dhe çdo lloj nevojë që të kishin për t`u përshtatur sistemit danez.

Baca Abdylmexhit ka lindur ne Nerasht të Tetovës në vitin 1937, ndërsa ka ndruar jetë në moshën 82 vjecare në Mars të vitit 2018.

Sot komuniteti shqiptar është një ndër komunitetet më të mëdha të huaja që jetojnë në Danimarkë dhe kryesisht janë të vendosur në zonën e Kopenhagenit.