Një lajm i vjetër para tre viteve doli se kush ishte shqiptari më i pasur në botë.
Por sipas thashethemeve kjo nuk ka ndryshuar edhe sivjet e që në krye të top listave përmendet Lazim Destani.
Janë thashetheme të ndryshme se sa peshon pasuria e tij. Por ajo që u shkruajt atëkohë e përmendte emrin e Nazif Destanit, djali i Lazim Destanit, i cili si duket tashmë menaxhon bizneset shumëmilionëshe.
Pasuria e tyre është më shumë se tre miliardë dollarë, ndërsa numëron biznese të suksesshme në 39 shtete të botë, shkruajtën atëkohë media në Tiranë.
Nazifi nuk është person publik, pasi është shumë i rezervuar me kamerat. E më i ekspozuari i familjes është djali i vogël, aktori Blerim Destani. që shpesh shfaqet me jetën e tij përplotë luks. Por më pak i ekspozuari është vëllau i dytë Selim Destani.
Babai i tyre , filantropi Lazim Destani është presidenti i suksesit me kompaninë e tyre “Ecolog International”, që gjithashtu ka në pronësi klubin e futbollit Shkëndija nga Tetova.
Kjo familje konsiderohet si më humane dhe gjithmonë nuk ndalet me misionet humanitare për shumë familje me nevojë, por me përkrahjen e projekteve të tjera në lëmi të ndryshme.









