Kush ishte tjetra, përveç Katicës …dhe përse?

29
#

Nga Adelina MARKU

“Aty ku ka vetëdije për të keqen, aty duhet të ketë edhe hapësirë për përmirësim”, ose” ky vend zhvillohet përmes krizave” janë të thëna të cilat shpesh i kam shkruar duke e cituar Z. Arbën Xhaferi, politikan , por edhe këtë të babës sim, gjykatës i cili më ka lënë një kujtesë një edhe më të fortë”Atij/asaj që ia toleron gabimet, mos prit të respektojë”.

Tani, edhe im atë por edhe Z. Arbën Xhaferi, janë të ndjerë! Të ndjera nuk janë këto fjalë, ato këta I lanë pas që ne t’I kuvendojmë më ulur me gjasë, më me mendje të kthjellët . Mirë! A e bëmë ne këtë ? Jo, jo, nuk e bëmë dot. Po përse, përse nuk e bëmë kur dikush të jep një udhërëfim kaq të qartë ë, ,madje të përmasave të mësimeve të librave të shenjtë, ndaç Kurani ndaç Bibla , përse njeriu nuk I kuvendon këto postulate të njerëzve me përvojë, që me gjasë në ato konkludime kanë ardhur pas rrenieve e ngritjeve personale apo? Nga ndërgjegja e gërryer personale, sepse nuk I mora këto mësime që m’I lanë këta burra, këto e të tjera fjalë më sillen nëpër kokë këtyre ditëve tek shoh se si dergjet në brekpalarje e Drejta dhe Vendimarja politike në vend dhe po mundohem që fjalën SHPRESË ta ndërroj me një të re. Mbyte shpresën se mbetesh fukara! Shpresa e humb kuptimin këtyre ditëve , të bën budalla …pra fjalën shpresë do e zëvendësoj me nevojën për një ri-katarsis . Përse? Sepse jemi të shtrirë në”death-bad” përsëri, në shtratin e vdekjes kur e drejta e ka humb diku direkun – thonë në Dibër.

Rikatarsisi është ai procesi që të shtyn të çlirosh veten nga vetja! E rrëndë? Shumë , shumë e rrëndë, sidomos kur psh ke një trashëgimi të keqe, si kjo jona në shtet, ku trashëgimia e sistemit të së drejëts ka qenë e pisllëkt kahmot. Çka qenka kjo vëhstirësi kaq e pakalueshme de?! Përse e drejta paska kaq rrëndësi të rivendoset?! Përse nuk reformohet e drejta , por duheshka reformuar njeriu? Prit prit, po a s’janë të lidhura këto të dy : Njeriu me të Drejtën ?! hahahaha, kush i pari: Pula apo Veza…?

O baby, dëgjo këtu, dhe dëgjo mirë…Kur katarsisis vjen – të çliron a ! Po a din kush është katarsisi I rradhës? Po Katica pra, pikërisht Katica. Të përjetosh Katicën si katarsisis, është mjeshtria sot! Të përjetosh Katicën si gabiminin e rradhës është sfida politike sot! Dhe të thuash bre me plot gojë se sistemin gjyqësor e kemi pas kahmot të dimenzioneve kafkiane , përplot me të burgosur politikë dhe aspak me të burgosur që kanë kryer krimin e vjedhjen dhe nuk janë dënuar, është sfida sot! Sepse , o baby, në kuptimin aktual ne duhemi konstatuar njëzëri se , PO , Arbni kishte të drejtë kur thoshte se ky vend zhvilloheska përmes krizave ( e vërtetuar me miliona herë, porse vendi mbet I pazhvilluar shkaku I kamuflimeve politike ) , se im atë kishte të drejtë kur thoshte mos ia tolero gabimet atij që e sheh se të bën gabim para syve se nuk ta fut ma , ngase si rezultat – neve ende na e fusin sepse nuk e kemi guximin e mjaftueshëm t’jua shpullim gabimin e jo t’jua tolerojmë dhe e treta se kur flasin të huajt , duhesh me i NGU( dëgju) . Ata dijnë një diçka që neve nuk e dijmë : ata dijnë të të dënojnë nëse ke bërë krimin , ata dijnë të të dënojnë nëse ke shit integritet por nuk jep llogari shkaku I mospërgjgjësisë tënde dhe ata dijnë të besojnë në demokraci sepse e duan garrën e vërtetë , jo atë simulakruse e përplot me korektesë politike! Ata baby, nuk I tremben Zotit ( siç na mësojnë neve ) ata e duan Zotin …pra ata nuk I tremben të drejtës, ata e duan të drejtën . Aha , ata mund të jenë jo aq të bukur, jo aq snobë, dhe jo aq trivijalë siç jemi mësuar ne të modelojmë të huajit duke I relativizuar si pasojë e neurozave tona mediokre përplot kulturë politike otomane ( Denko Maleski) , por dijnë të jenë si Van Hojte I cili thotë : “Katica Janeva ishte zgjedhja e Gruevskit, por nuk dukej se kjo e shqetësonte LSDM-në. Kemi pasur diskutime dhe standardizime të gjata se si të zgjidhet prokurori special, dhe se secila parti do të ketë kandidatin e vet” Aha , secila parti të ketë kandidatin e vet, thotë Van Hojte. Ne e dijshim këtë atëherë (mos luaj të habiturin sot!!! Duheshe pyetur se kush ishte kandidati tjetër? ), por asnjëherë nuk pyetëm se cilët ishin kandidatët e tjerë. Tani keni pyetur se çka tjetër na kishin këshilluar të huajt? Unë kam pyetur , sepse ata gjithmonë na kanë zgjidhur nyjet tona gordiane , në çdo krizë I kemi ftuar ne vetë, sepse siç jemi të pështirrë vetëmse i kemi gordianizuar edhe më shumë nyjet ngatërrestrae duke I toleruar gabimet tona e duke e amnistuar krimin a.”Miu ka mësuar rrugën nëpër mustaqet tona”, do thoshte një lider i vendit. Ata na kishin këshilluar që Prokurorja Speciale do ishte mirë të jetë një grua (ka më shumë përgjegjësi-në përkthim) , mundësisht e pamartuar e pa fëmijë (të ketë më shumë përkushtim, në përkthim) …Hmmm, e kishin lypur një “përbindëshe” që do I përkushtohej punës, e jo provincializmave të tipit të mobiljeve të Katicës a. Dhe një nga propozimet kishte qenë një tjetër, të cilën e kish propozuar një nga liderët shqiptarë , ndoshta një e përmasave të këshillave të të huajve në këtë rast . Tek përmenda Arbnin, Babën tim, Denkon në vazhdimësi, më duhet të ndaj me ju dhe kurizoitetin tim që e shpalosa me liderin e partisë më të madhe shqiptare këtej nga ne , në një takim të rastësishëm kisha me thanë, Z. Ahmeti , i cili në një bisedë të hapur më tregoi për Rrugën deri tek Katica. Ma tregoi, sepse e pyeta ( sado e kritikoj shpesh në daljet e mia, ai përsëri tregon vetëpërmbajtje , dmth respekt – po e quaj gjestin e tij), ai mundej t’a mbante të mbyllur mister, e kështu të shitej si i fuqishëm , si I paprekshëm a, ose të luante viktimën e të përjashtuarin por ai më tha se propozimi I tij kish qenë dikush tjetër, Zonja Bislimovska kish qenë kjo! Jo Katica! Hmmm, sikur të ishte Bislimovska e jo Katica, pyetja është sot? A do kishte Prokurori Speciale edhe më tej , do kishte llogaridhënie, dënim dhe jo konspiracion e mentalitet otoman ( Denko Maleski)? Them se po, jo se propozimi vjen nga një lider shqiptar, aspak jo, porse askush nuk na e sqaroi se përse Katica aq shpejtë u zgjodh dhe pa pyetur më shumë e më hollë e më në detaje dhe përse s’kishte një kandidat të dytë ose edhe një të tretë. Djalli është tek detajet ! Djalli i radhës duhet dekoduar tek deklarata e Van Hojte dhe tek propozimi që duhej shkoqitur e analizuar më gjatë , e jo I përllogaritur shpejtë e me vendime despotike si në të kaluarën . Vendimet e shpejta…pa u rrahur mirë, pa u shkoqitur sinqertë janë despotike …; ato janë si të përsosura për të sjellë krizën e radhës. Kështu duket një shoqëri inkluzive, ku garojnë dy ose tre ajo merr karakter garues… dhe jo kur palët vendosin pa vesh për partneritet, si në rastin tonë me Katicën ! Mësoni nga gabimet…është koha e llogaridhënies! Kjo…do na ndihmon të tejkalojmë katarsisin sërish…

Miq, po e kam të lehtë të konstatoj se faji është I të gjithëve , sepse asnjëherë nuk pyetëm se kush ishte propozimi tjetër…dhe përse u eliminua pa e vënë në diskutim ….! Kur vendimet despotike, sjellin mosbesimin e radhës, ne kujtohemi se kishim qenë të ç’kyqur nga procesi- na pëlqente sehiri , ngase kemi problem me guximin! Dhe thonë, fati është me të guximshmin, të pëlqen ose jo, fati është me të guximshmin!

Tek zbulova këtë bisedë me liderin më lartë, s’bëra më shumë veçse hodha një dorezë…Mora shkas të thellohesha në mendim kritik! Tani është e juaja të vazhdoni debatin miq të mi gazetarë. Të parashtroni pyetje ! Të mos histerizoheni në konspiarcion duke mbetur në hark vicioz NGULUN PINGUL! Të mos guxoni të shpresoni përmes hiresh filizmash partiake – sepse ato i ngjajnë njëra-tjetrës. Kërkimi për të drejtën , kërkon vetëkritikë e vetëmohim, lyp njeri me integritet që guxon të mësojë nga gabimet e veta e të mos lejojë befasinë që t’a shpull katarsisi. Mposhte frikën dhe bëju kurioz… liderët gjithmonë kanë çka tregojnë! E juaja është t’i pyesni, që ata të japin llogaridhënie, ndërsa ti të bësh vlerësimin e drejtë, jo ai, jo ajo, jo politika, por TI! Sepse, e drejta nuk është ajo që përjashton, është ajo që krijon standardin e kulturës perëndimore!