Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore çdo vit organizon manifestimin TOP 100 kompanitë më të suksesshme, i cili më është kthyer në traditë që ka për qëllim fitimin e një pasqyre më ndryshe për atë se çka ka ndodhur gjatë vitit të kaluar në komunitetin e biznesit.
Kjo gjë ndikon në ngritjen e konkurrencës në mes kompanive dhe njëherit i stimulon ato në zhvillim, pasiqë në mënyrë transparente paraqiten të dhënat e tyre financiare ku ato e shohin njëri tjetrin, gjë që është një bazë e mirë që edhe më shumë të garojnë se kush do të merr hise më të madhe në treg.
Në bazë të analizave të qarkullimit vjetor Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore bënë rangimin e 100 kompanive më të suksesshme në Maqedoni, kryesisht shqiptare.
Top 10 kompanitë e para në rënditjen e Top 100 janë si vijon:
Në vendin e 10 është kompania EURO AKTIVA me qarkullim vjetor në vitin 2020 prej 22.239.303 euro. Aktivitet kryesor i Euro Aktiva janë tregëtia dhe hoteleria.
Në vendin e 9 është kompania per prodhim dhe tregëti Adrijus me total të qarkulllimit në vitin paraprak prej 23.793.215 euro.
Vendi i 8 shkon për kopmaninë ATS Group me qarkullim vjetor prej 30.514.992 euro, veprimtaria e ATS Group është prodhimtaria.
Në vendin e 7 ndodhet AK Invest me qarkullim vjetor prej 33.379.804 euro. Veprimtaria e AK-Invest është ndërtimtaria.
Vendi i 6 shkon për Pucko Petrol e cila është e fokusuar në tregëtinë me derivate të naftës. Qarkullimi vjetor i Pucko Petrol është 34.205.256 euro.
Vendi i 5, 4 dhe 3 shkojnë për kompanitë e distribuimit Gemak, Alma-M dhe Dauti Komerc.
Gemak e cila ndodhet në vendin e 5 ka një qarkullim vjetor prej 35.518.058 euro.
Alma-M e cila është në pozitën e 4 në vitin 2020 ka arritur qarkullim prej 36.741.354 euro
Dauti Komerc ndodhet në vendin e 3 të rënditjes së top 100 kompanive shqiptare në Maqedoni me një qarkullim prej 43.723.923 euro.
Në vendin e dytë të rënditjes është kompania NEPTUN e cila tregëton me pajisje elektorinike dhe për amviseri e që në vitin 2020 ka pasur një qarkullim prej 59.263.492 euro.
Në vendin e parë ndodhet rrjeti i marketeve për produkte ushqimore dhe amviserike Kipper me një qarkullim prej 72.593.082 euro.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore çdo vit bërë rankimin e 100 kompanive më të suksesshme shqiptare në Maqedoninë veriore.
