Kush janë punëtorët e agjencisë funerale që nxorën fotot me kufomën e Maradonës

Advertisment

E pabesueshme ajo që ka ndodhur dje në Argjentinë. Dy punonjës të agjencisë funerale kanë dalë në foto pranë kufomës së Diego Armando Maradonës dhe më pas i kanë postuar pamjet në rrjetet sociale.

Miqtë më të afërt të legjendës së futbollit janë tërbuar nga ky veprim, ndërsa avokati i Diegos, Matias Morla, ka premtuar se përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar shumë shpejt.

Reklame

“Për kujtimin e mikut tim, nuk do ta lë këtë çështje të kalojë. Përgjegjësit do të paguajnë për këtë që kanë bërë”, tha Morla. Punëtorët e agjencisë funerale janë pushuar menjëherë nga puna.

Diego Molina, punonjësi i agjencisë funerale, i cili realizoi foton është pushuar nga puna.

Gjithashtu ai i ka kërkuar falje familjes së 60-vjeçarit, por deri më tani nuk ka asnjë reagim të tyre.