Kush manipulon me rastin e katër fëmijëve në Gradec

101

Storja e Televizionit KOHA për gjendjen e rëndë të 4 fëmijëve nga Gradeci bëri bujë të madhe në të gjitha trojet shqipëtare. Shumë shqiptarë nga vendi dhe diaspora shprehën gadishmëri për të ndihmuar në ndërtimin e një shtëpie këtyre fëmijëve të braktisur.

Iniciativa humanitare “ Fundjavë Ndryshe” nga Tirana u ofrua e para për ndihmë dhe sot anëtarët e këtii fondacioni duhej të vinin në Gradec, por mbrëmjen e kaluar me një postim të këshillit të xhamisë së fshatit të postuar në rrjetin social Facebook “Gradecarët për Nevojtarët” ata refuzuan çdo ndihmë duke marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë Familjes ADEMI. Dhe kjo nuk do të kishte asgje të keqe. Në vend që të falemenderojnë

Televizionin KOHA që zbuloi rastin dhe mobilizoi opinionin human ata akuzuan Televizionin KOHA kinse për manipulim duke sjell imazhe të modifikuara në storjen e tyre. Televizioni Koha me përgjegjesinë më të madhe deklaron se e gjithë storja, imazhet dhe deklaratat janë reale dhe paraqesin gjendjen e vërtetë të këtij rasti, të cilën mund ta verifikojë çdo qytetarë i thjesht i cili dëshiron të vizitojë katër fëmijët e familjes ADEMI në fshatin Gradec.
Postimi i këshillit të Xhamisë ështa kontravers në gjithë përmbajtjen e saj.

 

Ata sigurisht të revoltuar për të mos humbur krenarinë e tyre përkundër faktit se rasti është “manipuluar” siç thonë ata, të njejtit sjellin vendim që të ua ndërtojnë shtëpinë familjes Ademi, dhe çuditërisht në fund të postimit kanë publikuar dy numra telefoni të dy personave që do të grumbullojnë para për ndërtimin e shtëpisë dhe duke përdorur përsëri imazhin e Televizionit Koha në postimin e tyre.

Nëse merni përsipër ndërtimin e shtëpisë atëherë pse kërkoni para? Kush janë pronarët e këtyre numrave të telefonit, vallë kanë të drejtë ata të grumbullojnë para? Pse refuzuan Iniciativën humanitare “ Fundjavë Ndryshe” .

Me vet faktin se këshilli i Xhamisë mer përsipër ndërtimin e shtëpisë kjo dëshmon se këta katër fëmijë kanë vërtetë nevojë për shtëpi dhe njëherit demantojn vetëveten se rasti është “manipuluar” me “imazhe të modifikuara” nga TV KOHA, dhe lind pyetja Pse pritët që televizioni Koha të zbulojë rastin që të merni ju këtë iniciativë duke marrë parasysh se për ç`do ditë jeni ballafaquar me gjendjen e rëndë ekonomikë të fëmijëve të familjes Ademi.

A nuk e keni ditur se ata nuk shkojnë në shkollë vetëm e vetëm se nuk janë të regjistruar në librin amë , janë fantom apo fëmijë të fshatit tuaj?Redaksi e lajmeve e Televizionit KOHA shpreh falemenderim për të gjithë ata të cilët ofruan përkrahje dhe ndihmë, dhe njëherit jan shumë krenarë që më në fund 4 fëmijët e familjes Ademi do të bëhen me shtëpi të re pavarësisht se kush do ta ndërtojë.

Televizioni Koha, ndër vite raporton për rastet sociale në Pollog dhe jo vetëm, prandaj edhe gëzon kredibilitet dhe besueshmëri, andaj në rrugëtimin tonë për informim të drejtë të opinionit tregojnë edhe matjet për shikueshmëri dhe besueshmëri të institucioneve relevante.