Kush merr pensionet më të larta në Maqedoninë e Veriut

Vetëm 0,02 për qind të pensionistëve në Maqedoninë e Veriut kanë pensionet më të larta. E këta janë pensione që janë 943 euro dhe se këtë shumë e marrin 58 pensionistë.

Por është interesante se një pension të tillë e merr një punëtor mesatar i pensionuar në Gjermani apo vendet tjera evropiane, përcjell INA.

Reklame

Sipas Fondit për Sigurim Pensional në Maqedoninë e Veriut janë 328 mijë pensionistë. Ata ndahen në disa kategori me pensione të ulta, të mesme dhe të larta apo premium.

Numri më i madh i pensionistëve është nga ata që marrin pensione minimale, edhe ate me vlerë deri 11 mijë denarë. Në këtë kategori janë 89 mijë pensionistë. 1340 pensionistë marrin pensione me vlerë prej 659 euro deri në 900 euro. 37 pensionistë marrin nga 708 euro. (INA)