Kush përfiton e kush humb me bartjen e votuesve në zonën 5

Advertisment

Në bisedë me televizionin “Telma”, analisti politik Patar Arsovski thotë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë një fitore mini politike për BDI-në.

“Me rishikimin e zonës së pestë dhe të gjashtë, votat maqedonase zhvendosen në të pestën, gjë që zvogëlon numrin e votave të maqedonasve në zonën e gjashtë”, thotë Arsovski.Komunat e Dibrës dhe Mavrovë-Rostushë në vend që në zonën e gjashtë do të jenë në zonën e pestë, këtë vendim e mori Kuvendi me 75 vota “për”.Sipas rekomandimit të OSBE-së, kufijtë e zonës së gjashtë duhet të ndryshohen, pasi që një zonë zgjedhore nuk mund të ketë 5% më shumë votues se tjerat.

Reklame

Analisti, Rober Nesimi thotë se deklarata boshe janë ato për uljen e votuesve maqedonas në zonën 6. “Ndër deklaratat më boshe dhe më kote që kam parë, sepse:

-Është ulur edhe numri i shqiptarëve në zonën 6
-Është rritur numri i maqedonasve në zonën 6
-Është rritur numri i shqiptarëve në zonën 5

Kështu ndodh kur barten votues nga një zonë në tjetrën, te njëra ulen, te tjetra rriten. Matematikë e klasës së parë!”, është shprehur Nesimi. (INA)