Kush s’më ka dhënë votën i rëntë Covid, mallkon deputeti kosovar

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Haki Morina, i cili nuk arriti që të siguronte një ulëse në Kuvendin e ri të Kosovës ka reaguar pas mallkoi ata që nuk mbajten premtimin për ta votuar.

“Ata që pa ju thënë ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju rafte kanceri, sida dhe Covid19”, shkruante Morina në Facebook, i cili më pas e zbuti mallkimin duke hequr kancerin dhe sidën.

Pak orë më vonë, kur ky postim u publikua nga mediat vendase, Morina ka sqaruar deklaratën dhe thotë se këtë mallkim e ka pasur për “ata që vullnetarisht janë lajmëruar për të më votuar, por edhe lobuar, dhe në fund se kanë dhënë as votën e tyre”.

“Unë për ta e kam pas fjalën, dhe jo për qindra mijëra njerëz që s’më njohin, e as nuk i njoh”, shton ai.

Më tej ai akuzon mediat se kanë abuzuar me fjalët e tij dhe u bënë thirrje njerëzve që të kuptojnë humorin e tij në postim dhe i akuzon se nuk dinë të lexojnë.

 

“Është interesant se shumë lexues që janë edhe të shkolluar nëpër podrume, e sidomos ata të pas lu ftës, nuk dinë të lexojnë. Ooo milet, mësohu të lexosh njëherë, e pastaj komento. Tash këtë status timin sigurisht që nuk e botojnë, sepse atyre ju duhen vetëm postimet që ju shërbejnë linçimit te njerëzve të pafajshëm”, përfundon reagimin Haki Morina.

Mesazhi i plotë

Pak më parë e bera një statuse gjysmë humori, duke mallkuar ata që vullnetarisht janë lajmëruar për të më votuar, por edhe lobuar, dhe në fund se kanë dhënë as votën e tyre.
E kapin dhe e botojne me shpejtësi shumica e portaleve, duke e ditur që mileti ynë injorant nuk e kupton drejt, në mënyrë që të kene klikime sa më shume.

Ata që janë lajmëruar vullnetarisht, e s’me kanë votuar mund të numërohen në gishta. Unë për ta e kam pas fjalën, dhe jo për qindra mijëra njerëz që s’me njohin, e as nuk i njoh.
Unë kurr skam qenë në pushtet, qe indirekt apo direkt qe te kem sadopak përgjegjësi për veprimet 20 vjeçare të politikës së Kosovës. Përkundrazi, tërë jetën kam vuajte nga politika.

Është hera e parë që kandidoj për deputet në parlament, dhe skam pase si t’ua mbajë fjalën asnjë votuesi. Përkundrazi, unë ua kam mbajte fjalën Kosovës prej moshës 17 vjeçare kur edhe jam bu rgosur për herë të parë.

Te abuzosh me kësi lloj veprimesh siç bënë sot portalet me turmën injorante te haxhi qamileve është e dëmshme për të ardhmen e Kosoves.

Mediat, e në veçanti portalet, janë ato që e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë interesin e Kosovës.
Është interesant se shumë lexues që janë edhe të shkolluar nëpër podrume, e sidomos ata të pas lu ftës, nuk dinë të lexojnë.

Ooo milet, mësohu të lexosh njëherë, e pastaj komento.
Tash këtë status timin sigurisht që nuk e botojnë, sepse atyre ju duhen vetëm postimet që ju shërbejnë linqimit te njerëzve të pafajshëm.