Kuvend, miratohet Ligji për Shtetësi

AdvertismentCustom Text

Me 57 vota “për” dhe 32 “kundër”, Kuvendi miratoi Ligjin për Shtetësi.

Kujtojmë se Ligji për shtetësi u propozua nga koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Ky koalicion në programin e saj zgjedhor e kishte premtim elektoral se do ta zgjidh problemin me shtetësinë e mijëra qytetarëve e që nuk është zgjidhur me vite.

ReklameCustom Text

Fillimisht propozimi i tyre u injorua nga qeveria, por më pas bllokimit të Kuvendit u arrit deri tek marrëveshja. Edhe pse, Ligji në Kuvend u bllokua nga VMRO-DPMNE dhe E majta, atëherë ligji u kthye në Kuvend me flamur evropian për t’i ikur bllokimeve. /SHENJA/