Ky është Besim Kamberi nga Sanakosi që humbi jetën në aksidentin Shkup – Tetovë, varrimi bëhet sot

179

Besim Kamberi nga fshati Sanakos i Gostivarit, është njëri nga 15 viktimat që humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Shkup – Tetovë gjatë rrokulisjes së autobusit Durmo Turs, njofton TS.

Këtë njoftim e ka bërë faqja e fshatit Sanakos në Facebook.

“Sapo morëm lajmin e hidhur që në aksidentin tragjik mbrëmë ndëroi jetë bashkëfshatari jonë BESIM KAMBERI.

Allahu e shpërbleftë me xhenet ndërsa familjes zoti ju dhashtë durimin.

Vorimi i të ndjerit do të bëhet sot pas namazit të Iqindisë (14:45) ” thuhet në njoftimin e këtij profili.