Ky është deputeti që merr udhëtarë nga Kumanova kur shkon në punë (VIDEO)

“Kemi të drejtë dy udhëtarë, kush do le të vijë të shoqërohemi”.

Ky është Martin Kostevski, deputet i Kuvendit të vendit.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Është nga Kumanova dhe për të ardhur deri në Kuvend i duhet të bëjë mbi 30 km. Këtë rrugë që mos ta bëjë vetëm, me vete merr edhe shoqërues të tjerë të cilët kanë punë në Shkup.

Por për dallim nga taksistët tjerë që për një shërbim të tillë marrin 120 den, deputeti ka vendosur që këtëudhëtim ta bëjë falas.

Gjatë udhëtimit qytetarët kanë edhe pyetje për deputetin.

“Tema e parë është korona. A do të ketë vaksina, kur do të ketë vaksina? Si po ballafaqohemi me krizën. Pra tema të përditshme aktuale, muhabete që i bëjnë njerëzit nëpër kafene, gjithçka që është aktuale për Kumanovën, Maqedoninë dhe në përgjithësi për jetën në vendin tonë”, tha Kostevski.

Udhëtarët nga Kumanova, thonë se ky gjest i deputetit është i mirë, sepse sadopak ndihmon personat të cilët nuk kanë mundësi të udhëtojnë deri në Shkup.

Ndërkohë që kjo për deputetin është një ndihmesë që nga afër të dijë për hallet e tyre. Ndërkohë tha se në të shumtën e rasteve natën kthehet vetëm për shkak se më vështirë gjen udhëtarë.

“Për atë them se është më lehtë në mëngjes kur nisem, ndërsa në mbrëmje e kam problem nuk mund të gjej ndonjë kumanovarë me të cilin do të ktheheshim dhe të bëjmë muhabet”, deklaroi Kostevski.

Ndërkohë Tv21 pati publikuar se nga viti 2016-2020 për një deputet për harxhime rrugore janë paguar nga 500 deri 47 mijë euro. Gjithsej për shpenzime rrugore gjatë këtyre 4 viteve janë shpenzuar rreth 1 milion 500 mijë euro.