Ky është fshati më i vogël në Zvicër me vetëm tre banorë

Fshati Zumdorf në jug të Kantonit Uri në Zvicër, konsiderohet të jetë fshati më i vogël në Zvicër. Këtu jetojnë vetëm tre persona, familja treanëtarëshe Schmid. Babai dhe dy djemtë e tij, atje së bashku menaxhojnë një restorant, informon Shtegu.com.

Përndryshe, në fshat ka vetëm dy shtëpi pushimi dhe një kishëz e vogël. Dikur fshati kishte më shumë banorë. Por që nga shkaktimi i një orteku të keq dhe rreziku i vazhdueshëm i ortekëve, shumë banorë janë zhvendosur nga fshati.