Ky është heroi që gjeti 2 gra të zhdukura në Prishtinë brenda 7 muajve

Advertisment

Flora Dujaku, gruaja nga Prishtina e cila ishte zhdukur gjatë ditës së djeshme është gjetur sot në Malet e Sllatarit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo u gjetë nga ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri, pas 28 orësh kërkim.

Reklame

“Pas 28 orëve kërkim arritëm ta gjejmë zonjën, Florie Dujaka. Është shëndoshë e mirë, e kemi në makinë dhe e kemi gjetë në Malet e Sllatarit. Pak shi, pak tereni i keq, por me rëndësi ia arritëm”, ka thënë Tahiri në një video të postuar në Facebook.

Kujtojmë që po i njëjti mori pjesë edhe në kërkimin e zonjës Remzie Mustafa, një 59-vjeçareje nga Prishtina e cila ishte zhdukur për 8 ditë me radhë, nga 6 deri më 14 nëntor të vitit të kaluar.

“Do të kërkohet në ndërtesa të pabanuara, garazhe të pashfrytëzuara, park dhe male përreth, si dhe bodrume të banesave”, kishte shkruar ai.

Mustafa u gjetë në një bodrum të një shtëpie të pabanuar 500 metra larg banesës së saj në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.