Ky është i riu shqiptar që ndëroi jetë dje në aksiident, kishte ardhur nga Gjermania për pushime

Advertisment

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ ku humbi jetën një person dhe një tjetër u lëndua.

Indeksonline mëson se i riu që humbi jetën është Labinot Hasani, nga fshati Dumnicë i Komunës së Podujevës.

Reklame

I ndjeri ditë më parë kishte ardhur në Kosovë për pushime, nga Gjermania.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi./Indeksonline